“Nëse i thotë feremri ‘Jo’, grumbulluesi nuk e merr”/ Braçe në Kuvend: Ka shumë abuzime me djersën dhe mundin e bujkut
16/07 11:16
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, ka propozuar në seancën plenare të kësaj të enjteje ndryshime në projektligj, duke kërkuar pezullimin e punimeve të ndërtimit gjatë sezonit turistik.
Sipas Ballës, kjo masë synon të përmirësojë përvojën e pushuesve dhe të garantojë një cilësi më të lartë të ofertës turistike në vend.
“Në shumë zona turistike, kam qenë dëshmitar kur vazhdojnë proceset ndërtimore ngjitur me hotelet, duke pamundësuar pushimin për pushuesit. Për këtë arsye kemi propozuar në këtë projektligj që të pezullohen punimet e ndërtimit gjatë kohës së sezonit turistik, duke garantuar cilësi më të lartë të ofertës turistike në vendin tonë”, tha ndër të tjera Balla.
Top Channel