Lidhja Demokratike e Kosovës pezulloi negociatat me Vetëvendosjen për formimin e institucioneve pas iniciativës për shkarkimin e kryetarit të saj, Lumir Abdixhikut.

Lidhur me këto zhvillime, nga Vetëvendosje kanë thënë se janë të gatshëm për takime të tjera e për të arritur marrëveshje.

Tutje nga Vetëvendosje kanë shtuar se shpresojnë që pas këtyre zhvillimeve të mos “barrikadohet” opozita e të shmangen zgjedhjet e tjera.

“Ne përpiqemi maksimalisht. Jemi aktiv e konstruktiv për takime dhe bashkëbisedime, të hapur e të sinqertë për marrëveshje. Shpresojmë që opozita nuk do të barrikadohet kundër dhe të na çojë në zgjedhje përsëri”, tha zëdhënësi i Vetëvendosjes Arlind Manxhuka.

Top Channel