“Erion, si do votosh ti kur në Parlament të vijë ligji i…”/ Muçi kapet me Braçen, deputeti socialist: Të jetosh 100 vjet, nuk flet dot për bujqësinë aq sa unë Një tjetër përplasje e ashpër ka ndodhur gjatë kësaj seance plenare në Kuvendin e Shqipërisë gjatë diskutimit të pr.ligjit të Qeverisë për tokat bujqësore.
Deputeti i Partisë Mundësia iu drejtua kreut të Grupit të PS, Taulant Balla, se fundi i tij dhe PS do të jetë më i keq se vetëm largimi nga politika.
Ndërkohë, ky i fundit iu kthye duke i thënë se kolegët i kanë kërkuar që të nxjerrë mesazhet e Kaprit dhe familjarëve të tij, duke nxehur akoma dhe më shumë situatën.
Pjesë nga debati-
Kapri: Hiqni dorë nga këto. Respektoni të drejtën e shqiptarëve për pronësinë, sepse ndryshe fundi juaj do të jetë shumë më i rëndë nga se e keni imagjinuar. Është shumë më keq se largimi nga politika. Mos guxoni ta sillni atë ligj në Parlament, sepse ndryshe do të rrethohet nga mijëra e mijëra pronarë që nuk do e falin Edi Ramën. Edhe juve Taulant. Shantazhet e tua nuk pinë ujë. Nuk na e mbyll dot gojën. Ju ka dalë boja. Ju ka ardhur fundi. Nuk do të ketë më Kanye West. Nuk do të ketë më Osman. Jeni kthyer të urryer Taulant…
Balla: Gënjeshtar me pagesë. I vetmi njeri që do mbahesh mend në Kuvendin e Shqipërisë që erdhe si një mbajtës çante i një deputeti tjetër. Tani më thonë kolegët të nxjerr mesazhet e tua dhe familjarëve të tu. E di mirë ti. Mbylle gojën! Gënjeve këtu…
Kapri: Ti përmend familjarë këtu? Nxirri!
Spahiu: Ju tërheq vëmendjen. Kur dolët këtu nuk ju ndërpreu njeri. Kur flisni, mbani përgjegjësi për ato që thoni.
Balla: Nxehja është provë e së vërtetës. Kur nxehesh tregon që e ke mizën nën kësulë. Miza lëviz dhe të shkakton çorientim mendor. Zotëri, ti je një gënjeshtar me pagesë. Bëre të njëjtin gabim dhe u kape me presh në dorë.
Top Channel