“Rama nuk më tha asgjë për komentin tim mbi bluzën e tij me flamingon”, ish-deputetja e PS, Marjana Koçeku flet për “Shqipëria Live”: Pse e fika telefonin pasi dola e pavarur
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe kundër Kosovës, duke u shprehur se Snezhana Paunoviç meriton të shpallet non grata dhe të paditet për nxitje të gjenocidit.
Në reagimin zyrtar thuhet se PD-ja e dënon me forcë deklaratën raciste dhe antishqiptare të saj dhe se kjo deklaratë bien ndesh me parimet themelore të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
“Këto ditë, në media ka qarkulluar një deklaratë ultraraciste dhe antishqiptare e ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, në qeverinë e padronit të Edi Ramës, Aleksander Vuçiçit.
Në këtë deklaratë, ajo shprehet: “Po të isha në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën.”
Me këtë deklaratë, kjo figurë e ultranacionalizmit serb shpreh keqardhje që xhelati i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi, me operacionin e tij “Patkoi” dhe me gjenocidin e fundit serb ndaj shqiptarëve, nuk arriti t’i dëbonte ata nga trojet e tyre mijëravjeçare.
Partia Demokratike e dënon me forcë deklaratën raciste dhe antishqiptare të kësaj përfaqësueseje të ultranacionalizmit primitiv serb, si edhe qëndrimin e Edi Ramës dhe të narkoqeverisë së tij përballë deklaratave të tilla çnjerëzore dhe nxitëse të urrejtjes, të cilat bien ndesh me parimet themelore të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
Shpallja e saj non grata dhe paditja për nxitje të gjenocidit janë të vetmet qëndrime që ajo meriton”, thuhet në deklaratën zyrtare të Partisë Demokratike.
Top Channel