Deklaratat e Trump për Hormuzin, vjen përgjigjja e Iranit: Nuk do të lejojmë ndërhyrjen e SHBA-së, çdo vend që bashkëpunon me ta…
Një person humbi jetën ditën e sotme gjatë një incidenti me armë zjarri ku u përfshinë agjentë të Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE) në qytetin Biddeford, në New England.
Lajmi u konfirmua nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të New England Ryan Fecteau, i cili bëri të ditur se autoritetet shtetërore kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
“Një person u vra. ICE ishte e përfshirë. Policia e Shtetit dhe Departamenti i Sigurisë Publike ndodhen në vendngjarje për të mbledhur informacione, ndërsa pritet që hetimeve t’u bashkohet edhe FBI-ja”, shkroi Fecteau në një deklaratë të publikuar në Facebook.
Ai shtoi se këto janë informacionet e vetme të disponueshme deri më tani dhe se do të japë përditësime të tjera sapo autoritetet të publikojnë më shumë detaje.
Ngjarja ndodh vetëm pak ditë pasi një oficer federal i imigracionit qëlloi për vdekje një emigrant meksikan gjatë një kontrolli rrugor në Houston, incident që shkaktoi protesta dhe kërkesa për më shumë transparencë dhe llogaridhënie nga autoritetet.
Ndërkohë, CNN raportoi se ka kërkuar një reagim zyrtar nga Shërbimi Amerikan i Emigracionit dhe Doganave (ICE) dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, por deri tani nuk ka marrë një përgjigje.
Top Channel