Cërriku në protestë kundër “Territoriales”, nuk duan bashkimin me Elbasanin “Kemi shpallur mospjesëmarrje në seancat parlamentare dhe jo në komisione, gjersa Edi Rama të mos bllokojë paraqitjen në parlament të amendamenteve që kanë dorëzuar deputetët tanë për ndryshimin e ligjeve që kërkojnë përfaqësuesit e protestës”, kështu ka deklaruar Sali Berisha.
Ligjvënësit demokrat i qëndruan besnik vendimit të kryetarit për të bojkotuar seancën. Fjala e Berishës nuk u vu në dyshim nga asnjë deputet, të cilët nuk kaluan pragun e sallës se seancave plenare.
Karriget e opozitarëve do të vijojnë të jene bosh deri ne fund te sesionit për sa kohe mazhoranca refuzon nismat për shfuqizimin e ligjeve që prekin zonat e mbrojtura. Një lëvizje politike që është e njëjtë me kërkesat e protestës së bulevardit.
NISMAT LIGJORE TE PD
Java për demokratët nisi me mungese ne Parlament, por me prezencë ne SPAK, ku kryetari i grupit Gazment Bardhi trokiti për te depozituar një padi penale për kryeministrin Edi Rama dhe Ministrit Blendi Gonxhe. Në kallëzimin e depozituar PD i akuzon për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Shkelje të barazisë në tendera” për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West.
Top Channel