“S’kishin lidhje me protestën”, ministrja e Shtetit: Episodi nuk ka lidhje me tubimet, kushdo mund të protestojë

09/07/2026 15:15

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni nuk dha arsye se përse u ndaluan të hyjnë në territorin e Shqipërisë dy deputetë dhe zv. sekretari i përgjithshëm i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që mohoi të ketë lidhje me protestën që mbahet prej më shumë se një muaji në Tiranë.

“Nuk ka lidhje me protestën dhe nuk ka si të ketë, pasi në demokraci është e lirë gjithkush të shprehet dhe të protestojë, sikurse nga ana tjetër duhet të garantojmë vazhdimësinë e institucioneve dhe madje jemi ofruar për të dëgjuar dhe gjetur zgjidhje”, tha Adea Pirdeni.

Në një konferencë para gazetarëve, Pirdeni theksoi se në këtë moment kyç për Shqipërinë, fokusi i qeverisë është lufta kundër korrupsionit.

“Çdo iniciativë ligjore tashmë është në lupën e Brukselit dhe është një garanci e shtuar”, përfundoi ajo.

Top Channel