“Atletet e bardha janë më komode se këpucët klasike”, Rama flet për CNN turk pas samitit të Ankarasë: Erdogani është shumë i interesuar për Ballkanin
Qeveria ka miratuar një vendim që synon përmirësimin e trajtimit financiar të punonjësve të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili shprehet se vendimi i marrë në mbledhjen e qeverisë garanton një trajtim më të drejtë dhe motivues për punonjësit që përballen çdo ditë me situata emergjente.
Sipas Lamallarit, ndryshimet parashikojnë përmirësime për pagesat e orëve shtesë, punën gjatë natës, ditëve të festave dhe festave zyrtare, si dhe vendosin standarde më të qarta për mbrojtjen e punonjësve nga mbingarkesa në punë.
“Lajm i mirë për ata që janë në vijën e parë sa herë që qytetarët kanë nevojë, që përballen me zjarr, rrezik dhe çdo situatë emergjente, duke mos kursyer asgjë nga vetja.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam një vendim që përmirëson trajtimin financiar të punonjësve të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, duke garantuar trajtim më të drejtë dhe motivues për orët shtesë, punën gjatë natës, festat dhe festat zyrtare, si dhe duke vendosur standarde të qarta për t’i mbrojtur ata nga mbingarkesa e punës.
Vendimi i sotëm është një hap tjetër i rëndësishëm në përmbushjen e angazhimit që kemi marrë për të forcuar dhe mbështetur më tej burrat dhe burrat që shërbejnë në këtë shërbim vendimtar. Përkushtimi i tyre nuk njeh orare apo vështirësi, ndaj nesh kemi detyrimin e përbashkët të jemi gjithmonë aty për ju”, shkruan ministri i Brendshëm.
Top Channel