Shqipëria firmos për bankën e NATO/ Financat për investimet në mbrojtje të aleancës, vendi ynë i bashkohet nismës

07/07/2026 15:13

Kontributi financiar i vendeve anëtare të NATO-S, pritet të jetë një prej temave qendrore në samitin vjetor të NATO-s në Ankara, ku Shqipëria përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi bashkë me drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

Në funksion të shpenzimeve për mbrojtjen euro-atlantike pritet edhe ngritja e banke për shpenzime tërësisht ushtarake, një iniciativë e para e këtij lloji.

Top Channel nga burime qeveritare mëson se Shqipëria do të hedhë firmën për tu bërë pjesë e  Defence, Security and Resilience Bank.

Të njëjtat burime treguan se kjo iniciativë për krijimin e një banke shumëpalëshe ndërkombëtare, do të jetë  në pronësi të shteteve pjesëmarrëse, e fokusuar te financimi i mbrojtjes, sigurisë dhe reziliencës strategjike.

Shumë shtete duan të rrisin investimet në mbrojtje, por përballen me kufizime buxhetore, kosto të larta financimi dhe vështirësi të industrisë së mbrojtjes për të marrë kredi.

DSR Bank synon të mobilizojë kapital ndërkombëtar dhe të ofrojë financim afatgjatë, garanci financiare dhe mekanizma për të ulur riskun e kreditimit.

Ajo synon gjithashtu të mbështesë prokurimet e përbashkëta dhe financimin e zinxhirit industrial të mbrojtjes.

Konceptualisht, është diçka e ngjashme me një bankë multilaterale zhvillimi, por me mandat të dedikuar për mbrojtjen, sigurinë dhe reziliencë

Kjo  iniciativë të cilës iu bashkua edhe Shqipëria, u zhvillua nga një grup ekspertësh të financës dhe sigurisë, përfshirë ish-zyrtarë të NATO.

Në fillim të vitit 2026, Kanadaja mori rol drejtues në diskutimet mes një grupi shtetesh për krijimin e bankës.

Top Channel