Në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar disa pamje ku holli i Kryeministrisë është i lyer.
Ai e dënon këtë veprim, duke nxjerrë çmimet se sa kushtojnë dhe duke thënë se këto ngjyra përdoren për haremet.
“Së dyti, dua t’u informoj se qindra mijëra euro po shpenzohen nëpër korridoret, ju lutem shihni pak këtu ç’po ndodh brenda ndërtesës së kryeministrisë… sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi në kryeministri.
Po, këto janë tipike ngjyrat e haremeve.
Dënoj me forcën më të madhe vendosjen e këtyre ngjyrave në hollet e kryeministrisë.
Urdhëroni sa kushtojnë dhe sa nuk kushtojnë.
Këto ngjyra janë ose të haremeve ose të kinemave të seksit në Pigal. Atje i kam parë unë këto”, u shpreh Berisha.
Top Channel