Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë kanë bllokuar dy Jet Ski në Sarandë.

Gjatë patrullimit në zonën e Gjirit të Sarandës, u konstatuan një mjet lundrues Jet Ski që ishte futur brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku pushuesit po laheshin.

Gjithashtu, po gjatë patrullimit, në zonën e Gjirit të Ksamilit, u konstatua edhe një tjetër Jet Ski që kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, në kundërshtim me rregullat e lundrimit.

Në përfundim të veprimeve administrative, të dy mjetet lundruese u shoqëruan dhe u bllokuan në Portin e Sarandës, ndërsa ndaj poseduesve, shtetasve R. A. dhe R. P., u vendosën masa administrative me vlerë 500.000 lekë të rinj, secilit.

Top Channel