Sot mbahet gjyqi për dosjen “Partizani”.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazment Oketa do të pyetet si dëshmitar, raporton për Top Channel, gazetarja Anila Hoxha.

Ai është kërkuar si dëshmuar nga Prokuroria e Posaçme dhe pritet të japë llogari para togave të zeza duke nisur nga ora 10:00

Më herët SPAK ka argumentuar se ministri i kohës Gazmend Oketa nënshkroi një auditim në formë presioni ndaj komandës mbështetëse, që refuzonte klubin e futbollit Partizani. Por ndonëse konstaton një fakt të tillë, në fashikull nuk rezulton që pozita e ish-funksionarit të jetë në vështirësi.

Top Channel