U godit për vdekje me thikë pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën në Ksamil Me “Zotin President”, në të cilin rrëfehet për totalitarizmin, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj hyri në sallën e pushtetit të tretë, për seancën e radhës gjyqësore ku ai kundërshton emërimin e njërit prej prokurorëve që e ka hetuar.
Por duke qenë se avokati i tij mungonte, gjykimi administrativ zgjati fare pak minuta, aq sa palët të binin dakord për seancën e radhës që do të mbahet më 24 korrik. Kryebashkiaku aprovoi me batutën: “Unë pa punë jam”. Veliaj, si paditës, nuk e lexoi fjalën e përgatitur në qeli, por se çfarë deshi të deklaronte u shpërnda më pas përmes zyrës së shtypit.
Erjon Veliaj thotë se vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese konstaton se Gjykata e Lartë nuk ka arsyetuar në mënyrë kushtetuese proporcionalitetin e masës së paraburgimit në raport me mandatin si kryetar bashkie, si dhe nuk ka trajtuar siç duhet pretendimin për cenim të dinjitetit përgjatë mbajtjes në kafazin e xhamtë.
Nuk mund të thuhet me saktësi nëse librat që mban me vete gjatë udhëtimit nga Durrësi në Tiranë dhe anasjelltas Veliaj po shfrytëzon kohën për të lexuar apo po flet përmes simbolikës, raporton gazetarja Anila Hoxha.
Në të gjitha seancat administrative Veliaj është paraqitur me titujt që përçojnë mesazh, si “Mos digjni askënd në turrën e druve sot”, ku trajtohet efekti i rrjeteve sociale, më pas “Fan Noli Apostulli”, e më tej “Mbi durimin e të urtit”, që sërish ka mesazhe për përballimin e padrejtësisë. Megjithatë, përtej letërsisë, kryebashkiaku i Tiranës nuk është shfaqur ende me fashikujt e SPAK që i janë vendosur në dispozicion për t’i studiuar.
Veliaj është nën gjykim për tre akuza bashkë me 18 të tjerë.
Top Channel