Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, babë e bir u ekzekutuan me armë zjarri, policia jep detajet Kjo është thirrja që njerëzit e drejtësisë antikorrupsion dëgjuan gjatë ditës, pohuar nga protestuesit që nuk kërkojnë vetëm dorëheqje, por edhe hetime.
Si provë ata dorëzuan librin e titulluar ‘Albanian File’, ndërsa simbolika e pankartave dhe thirrjeve kishte në shënjestër kryeministrin.
“Çdo të thotë Rama SPAK YOU?”, e pyet gazetarja.
“Ne jemi me edukatë. Ai tha ‘fuck you’, ne përgjigjemi: SPAK You”, u shpreh aktivistja Sidorela Vatnikaj.
Ku në prag të drejtësisë gjuha e drejtpërdrejtë e protestuesve ishte njoftimi se veç ‘Albanian File’ do të dorëzojnë edhe kallëzim me veprat konkrete, simbolika tjetër ishin trëndafilat e kuq në portën e SPAK.
“Ne presim, dhe kërkojmë hetime nga SPAK”, u shpreh një nga protestuesit.
Edhe për këtë protestë policia kishte marrë masat e saj, duke dërguar oficerë të rendit që qëndruan bashkë me protestuesit jashtë dyerve të SPAK.
Top Channel