“Seancën e kaluar donte ta mbyllte Kuvendin shpejt”/ Balla i përgjigjet Muçit: Ke hallin se pas një viti do lësh mandatin për Qorin
Kryeparlamentari Niko Peleshi refuzoi kërkesën për interpelancë urgjente të Gazment Bardhit me kryeministrin Edi Rama për 5 kërkesat e paraqitura prej protestuesve.
Peleshi tha se çështjet kanë natyrë legjislative dhe jo me kërkim shpjegimesh. “Shumica e çështjeve të ngritura ka natyrë legjislative pasi lidhen me ndryshimin ose shfuqizimin e akteve në fuqi dhe jo me kërkimin e shpjegimeve për veprimtari konkrete të Këshillit të Ministrave.
Kërkesa nuk pranon një objekt të veçantë dhe të pavarur që të justifikojë zhvillimin e një interpelance urgjente. Kërkesa nuk pranohet”, tha Peleshi.
Ndërsa Gazment Bardhi u shpreh “Ka një vit Parlamenti dhe s’ka pranuar asnjë kërkesë. Nuk është pranuar asnjë kërkesë për interpelancë me deputetët e opozitës. I sigurt jam dhe jam i bindur që ju ka thënë, edhe pse ju e mohoni, ua tha shqiptarëve para gjithë botës, duke turpëruar Shqipërinë në median ndërkombëtare.
Edi Rama e di që s’mund të flasë në publik për krimet e tij shtetërore. Besoj që e ka menduar realisht dorëheqjen, por s’mund ta japë sepse nuk është më njeri i lirë, është peng i interesave që ka ushqyer për 13 vite. Nuk e lejojnë të largohet se ka ende borxhe për të shlyer, duke shitur copa të Shqipërisë, duke ndryshuar ligjet, duke i vënë interesat e tyre mbi interesat e shqiptarëve. Është ky sistem të cilin shqiptarët protestojnë në shesh, nuk protestojnë më për flamurin, por për ndryshimin e ligjit. Ndaj kërkesat e protestuesve s’janë të rastësishme, janë kërkesa që PD dhe opozita i kanë ngritur prej kohësh.
Besoj se e kemi të qartë që Rama nuk guxon të vijë në këtë sallë”.
Top Channel