Plumbi i ka prekur venën kryesore në këmbë, i plagosuri Brian Syzo niset me helikopter drejt Traumës
29/06/2026 14:53
Niset drejt spitalit të traumës në Tiranë i plagosuri Brian Syzo.
Mjekët e spitalit të Pogradecit kanë gjykuar se duhet të transportohet drejt Traumës për mjekim më të specializuar.
Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se plumbi ka goditur këmbën e tij, dhe ka kapur njërën prej venave kryesore, ç’ka mund të jetë rrezik për amputimin e këmbës.
Ndërkohë, në pranga pas ngjarjes është vënë autori Nikolla Agolli.
Top Channel