OKB ngre alarmin pas tërmeteve në Venezuelë, afro 1,500 ndërtesa dhe objekte të dëmtuara Një aksident tragjik ajror ka tronditur Francën verilindore, ku një avion civil është rrëzuar në qytetin Tomblaine, duke shkaktuar vdekjen e 11 personave.
Sipas autoriteteve lokale, mes viktimave janë piloti, pesë studentë dhe pesë instruktorë. Aeroplani i përkiste një shkolle parashutizmi dhe ishte nisur nga aeroporti Nancy-Essey, por u rrëzua vetëm pak pasi ishte ngritur në fluturim.
Forca të shumta policie, zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën përreth aeroportit në departamentin Meurthe-et-Moselle, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Ministri i Brendshëm i Francës është nisur drejt vendit të ngjarjes për të ndjekur nga afër situatën.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi rrethanat që çuan në rrëzimin e avionit, ndërsa pritet një deklaratë zyrtare pas përfundimit të hetimeve paraprake.
Top Channel