Video/ “Kemi disa materiale të klasifikuara, bëj kujdes”! Publikohen regjistrimet që Biden i mbante të fshehta prej vitesh, çfarë thoshte ish-presidenti amerikan
Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Arabinë Saudite, ku 14 persona humbën jetën pasi një helikopter u rrëzua në qytetin bregdetar Ras Tanura, në lindje të vendit.
Sipas Agjencisë Saudite të Lajmeve (SPA), helikopteri i përkiste kompanisë shtetërore të naftës Aramco dhe u rrëzua rreth orës 06:00 sipas orës lokale. Të gjithë personat që ndodheshin në bord humbën jetën.
Autoritetet kanë bërë të ditur se viktimat ishin të gjithë shtetas sauditë, ndërsa hetimet kanë nisur për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Deri më tani, kompania Aramco nuk ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen. Ndërkohë, Ministria Saudite e Energjisë ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave.
Ras Tanura është një nga qendrat më të rëndësishme të industrisë së naftës në Arabinë Saudite dhe strehon një nga rafineritë më të mëdha të Aramco-s në Lindjen e Mesme.
Top Channel