Rubio njofton datën e ardhshme të negociatave Izrael-Liban, ja kur do të takohen dy delegacionet në Uashington
Një incident ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Stamboll, ku një tren i metrosë doli nga shinat, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve.
Sipas mediave turke, bëhet fjalë për linjën M4, e cila lidh zonën e Kadıkoy me Aeroportin Sabiha Gokçen. Ngjarja ndodhi pranë stacionit Bostanci, ndërsa deri tani raportohet për tre persona të plagosur, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Pas incidentit, pasagjerët u evakuuan dhe dolën vetë nga vagonët, duke ecur nëpër tunel drejt stacionit më të afërt. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e zjarrfikësve, shërbimet e emergjencës dhe specialistët e metrosë.
Sipas informacioneve paraprake, shkaku i daljes së trenit nga shinat dyshohet të ketë qenë një defekt teknik në mekanizmin e ndërrimit të shinave.
Autoritetet e Metrosë së Stambollit njoftuan se, për shkak të problemit teknik, qarkullimi në linjën M4 është kufizuar përkohësisht dhe shërbimet po operojnë vetëm në segmentin ndërmjet stacioneve Maltepe dhe Aeroportit Sabiha Gokçen.
Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të incidentit vijojnë.
Top Channel