Foto/ NASA vëzhgon me rreze X vrimën e parë të zezë të fotografuar ndonjëherë nga njerëzimi, zbulon detaje mahnitëse nga galaktika Messier 87
Të paktën dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një serie sulmesh ruse me bomba, dronë dhe raketa në rajonin verilindor të Sumyt në Ukrainë, njoftuan autoritetet ukrainase.
Sipas policisë ukrainase, sulmet goditën disa zona të rajonit, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. Ndërkohë, në rajonin fqinj të Kharkivit, pesë persona të tjerë, mes tyre tre fëmijë, patën nevojë për ndihmë mjekësore pas bombardimeve të kryera nga forcat ruse.
Guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Sinyukhubov, bëri të ditur përmes një postimi në Telegram se sulmet prekën zona të banuara, duke shkaktuar lëndime te civilët.
Sulmet e fundit vijnë në një kohë kur luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës vijojnë me intensitet në disa fronte, ndërsa autoritetet ukrainase raportojnë pothuajse çdo ditë për sulme ajrore ndaj qyteteve dhe infrastrukturës civile.
Agjencia Reuters thekson se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur informacionin e publikuar nga autoritetet ukrainase.
Top Channel