Ushtria ukrainase sulmon Moskën, Zelensky: Po u dogj Ukraina, do të digjen edhe ata

18/06/2026 14:29

“Nëse Putini nuk dëshiron ta përfundojë këtë luftë, por kërkon vazhdimin e saj, ne nuk do të qëndrojmë duarkryq, por do të përgjigjemi”, deklaroi Volodymyr Zelensky në komentet e tij lidhur me sulmin më të fundit ndaj një rafinerie nafte në Moskë.

Nëse Ukraina digjet, atëherë do të digjet edhe Moska,” ishte komenti i tij.

Presidenti ukrainas deklaroi se sulmi me dron i Kievit ndaj rafinerisë së naftës në Moskë përbën një përgjigje ndaj sulmit të Rusisë kundër Lavrës Kiev-Pechersk, një prej simboleve më të rëndësishme historike dhe fetare të Ukrainës.

Ne ishim në Lavra dhe unë thashë se do të përgatisim një përgjigje dhe ju do ta shihni. Mendoj se po e shihni tani”, tha Zelensky, duke këmbëngulur se qëllimi i Ukrainës është t’i japë fund luftës së nisur nga Rusia. “Ne nuk e duam këtë luftë dhe nuk e kemi dashur kurrë. Të gjithë e dinë këtë, dhe edhe partnerët tanë e dinë”, ishte mesazhi i tij.

Zelensky nënvizoi gjithashtu se mbrojtja ajrore e Moskës- e cila konsiderohet më e forta dhe më e sofistikuara në Rusi- nuk arriti të ndalojë sulmin me dronë, të cilin ai e cilësoi si “plotësisht të justifikuar”. Rafineria e naftës atje është një nga më të mëdhatë në Rusi dhe furnizon rreth 40% të tregut të karburantit në Moskë, si dhe pjesën më të madhe të benzinës së rajonit.

Top Channel