Axios: Marrëveshja Trump-Iran vë në vështirësi Netanyahun, rriten tensionet mes Uashingtonit dhe Tel Avivit
Në seancën e sotme plenare, teksa kryetari i Kuvendit kërkoi që të miratohet procesverbali i javës së shkuar të punimeve, deputeti Agron Shehaj ka ngritur pretendime se ministri i Financave Petrit Malaj e ka shantazhuar.
“Në seancën e kaluar është konstatuar një vepër penale nga ministri i Financave. Ka treguar haptas që ka aksesuar informacione që lidhen me mua dhe familjarët e mi, i ka bërë publike dhe i ka përdorur për të më shantazhuar publikisht”, tha Shehaj.
“Jeni jashtë procedure… jo fjalime politike sepse nuk është ky momenti”, iu përgjigj Peleshi.
“Mendoj se duhet të shqetësoheni më shumë për atë që ka ndodhur në Kuvend, e kam fjalën që ministri jo vetëm më kërcënoi, por përdori edhe një fjalor të shëmtuar. S’mund të vazhdoni duke përdorur Kuvendin sikur ta keni pronë private. Falsifikoni procesverbalet, merrni vendime në kundërshti me rregulloren”, shtoi Shehaj.
“Sekretaria do të bëjë verifikimin e pretendimit të ngritur”, tha Peleshi.
Top Channel