Axios: Marrëveshja Trump-Iran vë në vështirësi Netanyahun, rriten tensionet mes Uashingtonit dhe Tel Avivit
Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, në lidhje me ligjin për amnistinë pritet të propozojë një amendament, i cili përfshin përfitime edhe për të dënuarit nga Gjykata e Posaçme.
Deri më tani, në projektligjin e propozuar, kjo pjesë e të dënuarve është përjashtuar, bashkë me funksionarët publikë të dënuar për korrupsion.
Amendamenti i deputetit Ndoja:
-Të futet zëvendësimi i dënimit, përveç shuarjes së dënimit dhe ndjekjes penale.
-Ligji të fillojë të ketë efekt për të gjitha procedimet deri kur të hyjë në fuqi, jo me datën 31.12.2025 ose 31.05.2026, siç thotë pozita.
-Të parashikohet koncepti i heqjes dorë nga ankimi.
-Të rritet masa e përfitimit për gratë dhe burrat, pavarësisht ndalimeve që parashikon ligji, në dy vite për gratë dhe 1,5 vite për burrat.
-Të zbatohet amnistia edhe për të gjykuarit në GJKKO, përveç veprave penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërdorimit të detyrës.
-Të parashikohet neni 186/a në kriteret ndaluese të përfitimit të amnistisë.
Top Channel