Formacionet Zyrtare/ Sot është radha e Ronaldos, 41-vjeçari udhëheq sulmin e luzitanëve. Si rreshtohen skuadrat në Portugali – R.D. Kongo
Deklaratat e deputetes Marjana Koçeku lidhur me pretendimet për kërcënime nga grupi i Bajrave në Shkodër kanë sjellë reagimet e para nga përfaqësues të politikës.
Kryetari i Komisionit të Jashtëm, Igli Hasani, ka deklaruar se çdo qytetar apo përfaqësues publik që ndihet i kërcënuar duhet t’u drejtohet organeve ligjore dhe Policisë së Shtetit, duke theksuar se rrjetet sociale nuk janë vendi i duhur për deklarata të tilla.
“Kushdo që ndihet e kërcënuar, kushdo që ka indicie duhet t’i drejtohet organeve, Policisë së Shtetit, nëse ka edhe një indicie. Se kush zgjedh instagramin për të bërë deklarata, kjo nuk është puna ime fare. Duhet ti drejtohen policisë së Shtetit”, tha Hasani.
Deklarata e tij vjen pasi Koçeku publikoi në rrjetet sociale një mesazh ku pretendon se familja e saj është kërcënuar nga përfaqësues të grupit Bajri, duke paralajmëruar pasoja nëse familjarëve të saj u ndodh diçka.
Lidhur me këto pretendime ka reaguar edhe avokati Sokol Tahiraj, përfaqësues i familjes Bajri, i cili i ka cilësuar deklaratat e deputetes si të pabazuara dhe ka kërkuar që çdo akuzë të mbështetet në prova dhe t’u paraqitet institucioneve kompetente, jo mediave apo rrjeteve sociale.
Ndërkohë, Koçeku është sekretare e këtij komisioni dhe sërish mungoi edhe këtë të martë në seancë.
Top Channel