Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, deputetja Koçeku: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe kandidoj në Tiranë, do marr edhe kecin me vete Nemalsore i vjen ftesa e parë për të shkuar në shesh. Protestuesit e presin t’u bashkohet pasi deputetja socialiste shpalli pavarësinë e saj nga partia.
Klajdi Bello e ka takuar për herë të parë 8 vite më parë Marjana Kocekun, në kohën kur protestonin bashkë për të drejtat e studentëve. Sot e pret sërish në shesh.
“Ja bëra dhe një ftesë publike. Sigurisht, ka dhe zëra kundër dhe disa që thonë: “Me çfarë tagri e fton?”. Unë e ftoj si Klajdi i protestës studentore 2018, që e nisëm për një Shqipëri ndryshe, ku zëri i qytetarit të prevalojë.”, u shpreh Klajdi Bello, protestues.
Për protestuesit mbetet ende mister kush e dha urdhrin për të vërshuar drejt Rinasit.
“Na la pa fjalë, u njoftua përmes një statusi në Facebook. S’kemi probleme me aeroportin, se aty lëvizin qytetarët dhe diaspora, por ne s’jemi për të bllokuar qytetarët shqiptarë, por për të ndihmuar qytetarët shqiptarë”, shtoi Bello.
Për të shmangur të papriturat dhe konfuzionin, organizatorët vendosën rregulla të reja, duke kufizuar marshimin vetëm brenda unazës së Tiranës.
Top Channel