Aksident ajror në Brazil, dy helikopterë përplasen në ajër, humbin jetën të gjitha personat që ishin në bord
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka dërguar një mesazh urimi presidentit amerikan Donald Trump me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij, duke vlerësuar rolin e tij në politikën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Këtë vit ditëlindja juaj vjen në një kohë të gëzueshme”, shkroi Netanyahu në një postim në rrjetet sociale, duke i uruar Trumpit “forcë dhe energji të vazhdueshme ndërsa e udhëheq Amerikën drejt një të ardhmeje të ndritur, me paqe përmes forcës”.
Kreu i qeverisë izraelite theksoi gjithashtu se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara do ta çojnë aleancën e tyre strategjike “në nivele gjithnjë e më të larta”.
Mesazhi vjen në një moment kur mediat amerikane kanë raportuar për tensione mes dy liderëve lidhur me situatën në Lindjen e Mesme. Sipas Axios, Trump i ka kërkuar Netanyahut të shmangë një përshkallëzim të ri të konfliktit me Iranin, duke paralajmëruar se Izraeli mund të mbetet i vetëm nëse rifillon lufta.
Sipas të njëjtit raport, gjatë një bisede telefonike javën e kaluar, Trump i ka thënë Netanyahut se duhet të tregojë kujdes në veprimet e tij, ndërsa asnjëra palë nuk i ka mohuar publikisht raportimet për bisedën mes tyre.
Top Channel