Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, vdesin pesë anëtarët e bordit, mbijeton vetëm ndihmës-piloti

13/06/2026 11:20

Një avion i Forcave Ajrore Indiane është rrëzuar në Stacionin Ajror Jorhat, në Assam, gjatë një tentative uljeje, ku humbën jetën 5 anëtarë të bordit, ndërsa i mbijetuar është vetëm ndihmës-piloti

Mediat lokale bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një avion transporti tip AN-32, i përdorur kryesisht për transportin e personelit dhe furnizimeve ushtarake.

Aksidenti ndodhi teksa avioni po përpiqej të ulej në bazën ajrore Jorhat, e cila ndodhet rreth 120 kilometra nga kufiri me Kinën.

Forcat Ajrore Indiane pritet të nisin një hetim për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

Top Channel