Dyshimet për substanca të rrezikshme në Pentagon/ Alarmi rezulton i rremë, autoritetet nuk konstatuan kërcënim real për personelin
Një studim i ri ka ngritur alarmin për mbijetesën e orangutanëve Tapanuli, specia më e rrezikuar e majmunëve të mëdhenj në botë, pas reshjeve ekstreme dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën ishullin Sumatra në Indonezi në fund të vitit të kaluar.
Sipas studiuesve, të paktën 58 orangutanë Tapanuli humbën jetën si pasojë e motit ekstrem që zgjati katër ditë. Ky numër përfaqëson rreth 7% të popullsisë totale të specieve, e cila numëron më pak se 800 individë. Autorët e studimit theksojnë se ky vlerësim është konservator, pasi nuk përfshin dëmet e shkaktuara në habitatin pyjor dhe reduktimin e burimeve ushqimore.
Deadly Indonesia floods wiped out at least 7% of rare orangutan population, report says https://t.co/SvH6VQbTt1 pic.twitter.com/37FWUrglGo
— AZERTAC News Agency (@AZERTAC) June 11, 2026
Katastrofa u shkaktua nga Cikloni Senyar, i cili përfshiu Sumatrën në fund të nëntorit dhe shkaktoi më shumë se 1,000 viktima njerëzore, duke u konsideruar si katastrofa natyrore më vdekjeprurëse në Azinë Juglindore gjatë vitit 2025.
Ekspertët kishin vënë re menjëherë pas stuhisë një rënie të ndjeshme të shikimeve të orangutanëve Tapanuli, duke dyshuar se shumë prej tyre ishin rrëmbyer nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës. Disa javë pas ciklonit, ekipet e ndihmës gjetën trupin e një orangutangu të ngordhur, gjysmë të varrosur në baltë dhe trungje pemësh në zonën e Tapanulit qendror.
Profesori Eric Maillard, një nga autorët e studimit, tha se dëmet e shkaktuara nga rrëshqitjet e tokës tregojnë se edhe kafshë të forta si orangotanët janë të pafuqishëm përballë katastrofave të tilla natyrore. Ai e përshkroi situatën në pyjet e rajonit si një “ferr të vërtetë”.
Studiuesit paralajmërojnë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor kanë luajtur rol të rëndësishëm në intensitetin e ciklonit dhe se fenomenet e ngjashme pritet të bëhen më të shpeshta dhe më të forta në të ardhmen.
Shkencëtarët theksojnë se orangutanët Tapanuli, të njohur si specie më vete vetëm në vitin 2017, mund të zhduken nëse humbasin më shumë se 1% të popullsisë së tyre çdo vit. Për këtë arsye, qeveria indoneziane ka pezulluar përkohësisht disa projekte të mëdha zhvillimi në pyllin e mbrojtur Batang Toru, duke përfshirë aktivitetet minerare, plantacionet e vajit të palmës dhe zgjerimet hidroelektrike.
Autorët e studimit bëjnë thirrje për mbështetje të koordinuar ndërkombëtare, duke theksuar se vetëm përmes mbrojtjes më të fortë të habitatit, planifikimit të përshtatur ndaj ndryshimeve klimatike dhe ndihmës financiare e teknike mund të parandalohet zhdukja e një prej specieve më të rralla të majmunëve të mëdhenj në botë.
Top Channel