Sulmet ukrainase ‘alarmojnë’ Kremlinin, Putin ashpërson masat, i jep shtetit të drejtën të marrë kontrollin e bizneseve të pambrojtura nga dronët
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë deklarata të reja lidhur me situatën në Iran gjatë një bisede me mediat amerikane.
Trump u shpreh për Fox News se Shtetet e Bashkuara “hodhën bomba me vlerë 250 milion dollarë” mbi Iranin natën e kaluar dhe ripërsëriti kërcënimin për të marrë kontrollin mbi Ishullin Kharg, një pikë strategjike në Gjirin Persik.
Megjithatë, ai shpreh dyshime për gatishmërinë e vendit të tij për një operacion të tillë: “Nuk jam i sigurt nëse vendi ka oreks për këtë, sado e mirë duket,” tha Trump gjatë një bisede telefonike.
Deklaratat e tij vijnë në një moment tensioni në rajon, ndërsa SHBA dhe Iran kanë shfaqur tensione të larta pas përshkallëzimeve ushtarake dhe sulmeve të ndërsjella.
Top Channel