Live/ Mbi 4 orë protestë, nga ‘Dëshmorët e Kombit’ te ‘Unaza e Madhe’, qytetarët marshim në rrugët e kryeqytetit

11/06/2026 21:59

Protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e saj të 12-të.

Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe vazhduan marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, aty ku u stacionuan dhe mbajtën fjalimet e tyre.

 

Pas fjalimeve qytetarët nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, ku u nisën nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit për të arritur deri në ‘Unazë të Madhe’ ku ndodhen aktualisht ndërsa kërkesat vazhdojnë të jenë të njëjta:

-Dorëheqjen e qeverisë;
-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
-Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;
-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Top Channel