“Kollaj t’u sillesh rrotull protestave të sotme me fjalë boshe dhe konspiracione”, Balla për Spiropalin: S’ka ardhur në mbledhje, kur t’i shtrojë shqetësimet do ta dëgjoj
Kryeinspektori Dashnor Sula ngriti sot nga Elbasani problemin e ndotjes së mjedisit.
Sula tha se do ketë tolerancë zero për subjektet që shkelin ligjin duke ndotur mjedisin.
Ndër të tjera Kryeinspektori theksoi edhe dëmtimin e lumenjve Shkumbin dhe Devoll që sipas tij janë masakruar me lejet mjedisore të marra për shfrytëzimin e tyre.
“Tolerancë zero ndaj kujtdo subjekti që shkel ligjin, ndot mjedisin dhe dëmton qytetarin. Do arrijmë deri në masa ekstreme të heqjes së licensave.
Nuk duam të dëmtojmë bizneset, por jeta e qytetarit është e para.
E dyta në Elbasan. Janë masakruar dy lumenjtë Shkumbin dhe Devoll për vite me radhë. Disa subjekte kanë abuzuar me lejet mjedisore të marra për shfrytëzimin e lumenjve. Institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë detyrën e tyre për marrjen e masave.
Do të ndërmerret një reformë tërësore në funksionimin e inspektoriateve. Dhe do të merren masa ndaj çdo inspektori që shkel ligjin apo nuk bën detyrën.
Nga sot do të jetë funksional portali sigurt.gov.al për të denoncuar çdo shkelje të subjekteve apo edhe punonjësve tanë. Duke ruajtur anonimatin e tyre”, tha Sula nga Elbasani.
Top Channel