Kriza në Downing Street/ Ministri i Mbrojtjes britanik dorëhiqet: Starmer nuk siguron burimet e nevojshme për të mbrojtur vendin

11/06/2026 14:27

Përplasjet me kryeministritn Keir Starmer për shkak të mosmarrëveshjeve për shpenzimet ushtarake e shtynë ministrin britanik të Mbrojtjes, John Healey të japë dorëheqjen, teksa e akuzoi kreun e ekzekutivit se nuk po angazhon burimet qeveritare të nevojshme për të mbrojtur vendin.

Ministritë e Mbrojtjes dhe të Financave kanë qenë të bllokuara në negociata muaj të tërë mbi mënyrën për të përmbushur kërkesat në rritje për zgjerimin e shpenzimeve ushtarake, duke vonuar Planin e Investimeve në Mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar që nga viti i kaluar.

Ju nuk keni qenë në gjendje, dhe Thesari nuk ka qenë i gatshëm, të angazhoni burimet që i duhen kombit për të mbrojtur vendin në këtë kohë të kërcënimeve në rritje,” shkroi Healey në letrën e dorëheqjes drejtuar Starmerit. Vonesat kanë mbjellë shqetësimin e industrisë britanike të mbrojtjes, e cila paralajmëron se nuk mund të investojë në programe afatgjata për sigurinë kombëtare në një periudhë të pasigurt, veçanërisht në kohën kur SHBA po jep shenja se mund të tërhiqet nga mbrojtja e Europës.

Dorëheqja e Healey vjen ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe vendet europiane ndodhen nën presion për të forcuar kapacitetet e tyre ushtarake, për shkak të luftës në Ukrainë dhe tensioneve më të gjera gjeopolitike.

Top Channel