VIDEO-LAJM/ Pak minuta pasi mori lajmin për heqjen e “non gratës” nga SHBA, Berisha vjen në Kuvend me Tabakun, pritet në hyrje të sallës nga katër deputetë të PD-së

11/06/2026 11:13

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Kuvend, i shoqëruar nga deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Ai doli duke qeshur nga makina, pas marrjes së lajmit se SHBA i ka hequr “non gratën”.

Po ashtu në oborrin e Kuvendit e kanë pritur katër deputetë të PD-së, që më pas e kanë takuar.

Pas më shumë se 5 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i heqin non gratën kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i PD-së, i cili ndonëse nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, hyri në sallën e Kuvendit me duartrokitje.

“Unë erdha, u krye”, tha Berisha nga foltorja. Ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga ambasada e SHBA-së lidhur me këtë lajm.

Top Channel