Diplomati amerikan gjendet i vdekur në Mianmar, autoritetet dyshojnë për vrasje
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri të ditur se ushtria amerikane kreu muajin e kaluar një operacion sekret për të mbrojtur cisternat e naftës dhe anijet e tjera tregtare që kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme detare për transportin e energjisë në botë.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se kishte urdhëruar forcat amerikane të ndërmerrnin misionin me qëllim garantimin e sigurisë së anijeve tregtare gjatë kalimit në këtë rrugë strategjike.
Sipas presidentit amerikan, operacioni mundësoi transportimin e më shumë se 100 milionë fuçive naftë drejt tregjeve ndërkombëtare, ndërsa mbi 200 anije tregtare kaluan në mënyrë të sigurt përmes ngushticës.
“Muajin e kaluar, unë udhëzova forcat kryesore ushtarake amerikane të kryenin një mision sekret për të mbështetur anijet cisternë të naftës dhe anijet e tjera tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit. Sot, jam i kënaqur të njoftoj se kjo përpjekje rezultoi në kalimin e më shumë se 100 milionë fuçive naftë nëpër Ngushticë dhe arritjen e tyre në tregun ndërkombëtar”, shkroi Trump.

Ai ia atribuoi suksesin e operacionit pranisë dhe ndikimit të Shteteve të Bashkuara në rajon.
“Kjo përpjekje jashtëzakonisht e suksesshme është rezultat i faktit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit, jo Irani”, deklaroi ai.
Në të njëjtin postim, Trump kritikoi ashpër Iranin, duke pretenduar se ushtria iraniane është mposhtur dhe se ekonomia e vendit ndodhet në kolaps.
“Ushtria e tyre është mundur dhe ekonomia e tyre është shkatërruar. Për Iranin, gjithçka ka mbaruar”, shkroi presidenti amerikan.
Top Channel