Azilkërkuesi nga Sudani tentoi të ekzekutonte 40-vjeçarin britanik, “shpërthejnë” protestat në Belfast
Të paktën 12 persona u vranë dhe 9 të tjerë u plagosën në disa të shtëna me armë zjarri në një vendbanim në Johanesburgut të Afrikës së Jugut, ndërsa nisi një kërkim të gjerë për autorët.
Sulmi vdekjeprurës ndodhi në zonën e Cleveland, ku një grup personash të armatosur sulmuan një vendbanim informal dhe hapën zjarr ndaj banorëve në pjesë të ndryshme të kampit.
Sipas një deklarate të policisë, më shumë se dhjetë të dyshuar thuhet se kanë zbritur nga një automjet Toyota pranë një stacioni benzine në zonë.
“Të dyshuarit u futën në vendbanimin nga dy hyrje të ndryshme dhe lëvizën nëpër zonë, duke hapur zjarr ndaj banorëve dhe anëtarëve të komunitetit në pika të shumta, përpara se të iknin me të njëjtin automjet”, tha policia.

Autoritetet morën një telefonatë për një “sulm të armatosur në zhvillim e sipër” rreth orës 23:10 të mbrëmjes dhe një forcë e madhe policore dhe shërbime emergjente iu përgjigjën vendit të ngjarjes.
8 burra dhe 3 gra u vranë në vendngjarje, ndërsa një burrë tjetër më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra në spital.
Të paktën nëntë persona të plagosur u dërguan në ambiente të ndryshme mjekësore në zonë për trajtim, pasi pësuan plagë nga armë zjarri.
Motivi i sulmit mbetet i panjohur. Policia tha se shkaku i masakrës ishte nën hetim.
Top Channel