Përkujtohet Lidhja e Prizrenit, Presidenti Begaj: Fryma e saj na udhëheq edhe sot

10/06/2026 09:26

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Kreu i shtetit shkruan se 148 vite më parë, në Prizren u mbajt një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

Sipas Begajt, Lidhja e Prizrenit ishte shprehja më e lartë e ndërgjegjes kombëtare dhe e përpjekjeve të Rilindësve për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve.

Lidhja ishte shprehja më e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare, tempull i përpjekjeve të Rilindësve për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve nën një shtet të vetëm”, shkruan Presidenti.

Begaj thekson se fryma e Lidhjes së Prizrenit mbetet edhe sot një thirrje për unitet, përgjegjësi kombëtare dhe përkushtim ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që ndodhen.

Ai shton se shembulli, kurajo dhe mençuria e figurave të asaj kohe vijojnë të jenë frymëzim për kombin shqiptar.

Shembulli, kuraja dhe mençuria e tyre mbeten frymëzim i vazhdueshëm për kombin tonë dhe do të nderohen përjetë nga ne”, shkruan Begaj.

Lidhja e Prizrenit u mbajt më 10 qershor 1878 dhe konsiderohet një nga momentet kyçe të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Top Channel