Të paktën 240 shtëpi të djegura dhe mbi 200 mijë të evakuuar, vazhdon beteja me flakët në Francë Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu besonin se fitorja ndaj Iranit do të ndryshonte Lindjen e Mesme.
Rajoni po ndryshon, por jo në mënyrën që ata prisnin, thotë Jeremy Bowen i BBC-së. Republika Islamike e Iranit nuk është mundur, dhe rreziku tani është ai i një rrethi vicioz krizash, që mund të shtrihet mes konflikteve të hapura dhe tensioneve të vazhdueshme.
Bowen mendon se regjimi iranian rezultoi një sfidë më e madhe ngasa e kishin supozuar Trump dhe Netanyahu. Incidenti më i fundit, rrëzimi i helikopterit amerikan Apache nga Irani, është sipas analistit një kujtesë tjetër se udhëheqësit iranianë mund t`i dëmtojnë amerikanët dhe nuk do të heqin dorë nga vendosmëria për të dalë fitues nga kjo luftë.
Për ta, fitorja do të thotë mbijetesë, duke përfshirë njohjen e kontrollit të tyre mbi Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më strategjike detare në botë. Trump ka besuar tek një marrëveshje me Iranin për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të negociuar kushtet e bisedimeve afatgjata mbi çështjet më të mëdha, duke filluar me rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit dhe planet më të gjera bërthamore. Kjo nuk po ndodh.
Lufta e Iranit nuk është popullore në Amerikë, dhe Trump vazhdon BBC dëshiron një rrugëdalje që mund ta paraqesë si fitore. Kjo po rezulton një sfidë e vështirë. Trump dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po nxjerrin një mësim të vjetër: që nga momenti që njerëzit zbuluan artin dhe mallkimin e luftës, liderët kanë kuptuar se është më e lehtë të fillosh një luftë sesa ta mbarosh me një fitore të qartë.
Top Channel