Irani akuzon SHBA-të pas përplasjeve të ditës së sotme: Sulmet e fundit amerikane po dëmtojnë përpjekjet përzgjidhje diplomatike Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish përmes rrjeteve sociale një reagimi të qeverisë së Iranit lidhur me ndërhyrjet e regjimit të Ajatollahëve përmes sulmeve kibernetike dhe dezinformimit në Shqipëri.
Një ditë më parë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei I kërkoi kreut të qeverisë shqiptare që të mos akuzojë Teheranin për protestat, por ti përgjigjet popullit që kërkon drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit.
“Në vend që të shkruani një broshurë të gjatë plot akuza të pabazuara ndaj Iranit, merrni një moment për të dëgjuar popullin tuaj që thërret në rrugë: ‘Jo korrupsionit!’; ‘Duam drejtësi!’; ‘Rama ik!’”, deklaroi Baqaei.
Rama e nis shënimin e tij në rrjetet sociale me fjalinë “Oh, i dashur, ju njerëz jeni vërtet pa pikë turpi!”
Sipas kryeministrit qeveria e ajatallohëve të Teheranit i është bashkuar zyrtarisht protestës, në një vend demokratik ku çdo qytetar mund të shprehet i lirë, ndërkohë që krejt e kundërta ndodh në Teheran ku kundërshtarët persekutohen, burgosen dhe vriten.
Kreu i qeverisë shqiptare ka akuzuar disa herë Iranin për ndërhyrje përmes sulmeve kibernetike dhe shpërndarjen e informacioneve të rreme në Shqipëri.
Edhe në shënimin e fundit ai kujtoi sulmin kibernetik të disa viteve më parë ndaj institucioneve shqiptare. Ndërkohë që në protestën e fundit, të shumta kanë qenë videot e manipuluara që janë shpërndarë nga llogari me bazë në Teheran përmes rrjeteve sociale.
Postimi i Ramës:
Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parrullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë!
Bashkëngjitur edhe replika ime për ajatollahët, edhe në emrin e atyre protestuesve që janë akoma aty për të mbrojtur natyrën, jo për ta bërë Shqipërinë shesh për përsheshet e fuqive lloj-lloj, nga mesjetarët iranianë, që e duan të djegur këtë oaz shembullor të tolerancës ndërfetare e të marrëdhënieve të shkëlqyera qoftë me Izraelin, qoftë me vendet arabe apo Turqinë, tek grupime lloj-lloj e media ndërkombëtare bashkë me lloj-lloj individësh nga lloj-lloj vendesh, që dufin me Trumpin po e nxjerrin këto ditë duke i përmbytur rrjetet sociale me lloj-lloj gjysëm të vërtetash, të cilat fryhen e fryhen duke u bërë gënjeshtrat më të mëdha!
Shqipëria është shumë e vogël për të rënë në këtë kurth të madh, nga ku rrezikojmë të kthehemi me këmbët tona në pikën që të mos afrohet më asnjë investitor i huaj, ndërsa turizmi të mbetet shumë mbrapa krahasimisht me konkurentët tanë…
REPLIKA
“Oh, i dashur, ju njerëz jeni vërtet pa pikë turpi!
Gjithsesi, ju falënderoj për shqetësimin që tregoni për inteligjencën e popullit shqiptar.
Do të ishte shumë më bindëse nëse ky shqetësim do të vinte nga përfaqësues të një regjimi që nuk i godet rregullisht qytetarët e vet me censurë, frikësim, ndërprerje të internetit dhe shtypje të çdo zëri kundërshtues.
Sa i përket sovranitetit, Shqipëria nuk merr leksione për sovranitetin nga një qeveri, operativët e së cilës u kapën duke kryer sulme kibernetike kundër shërbimeve publike dhe institucioneve shqiptare, çka çoi në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit.
Ju citoni protestues shqiptarë që thërrasin në rrugë. Shumë mirë. Kjo quhet demokraci. Në Shqipëri, njerëzit janë të lirë të protestojnë kundër qeverisë së tyre, të kritikojnë Kryeministrin, të kërkojnë drejtësi dhe të bëjnë thirrje për zgjedhje pa pasur frikë nga burgosja.
A mund të thuhet e njëjta gjë për njerëzit në emër të të cilëve pretendoni se flisni?
Dhe është veçanërisht domethënëse që papritur keni zbuluar një shqetësim kaq të madh për protestuesit në Tiranë, ndërkohë që gjaku i dhjetëra mijëra njerëzve të popullit tuaj rëndon mbi ndërgjegjen e regjimit tuaj, ndërsa të panumërt të tjerë vazhdojnë të vuajnë përndjekjen, represionin dhe burgosjen, dhe ndërsa dhjetëra milionë mbeten të bllokuar në kushte që i përkasin më shumë Mesjetës sesa shekullit të njëzetenjëtë.
Populli shqiptar është vërtet mjaftueshëm inteligjent për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra. Pikërisht për këtë arsye ai është në gjendje të bëjë dallimin mes një argumenti demokratik dhe propagandës. Botët tuaja, profilet e rreme dhe videot e manipuluara me teknologjinë deepfake mund t’i shtojnë konfuzionit të përgjithshëm digjital helmin e regjimit tuaj të urrejtjes, por nuk do t’ia dalin askund, sepse pavarësisht dallimeve që mund të kemi mes nesh si shqiptarë, të gjithë jemi të qartë dhe të bashkuar në bindjen se çdo lloj regjimi që e mban popullin e vet në errësirë dhe varfëri është armik i mënyrës sonë të jetesës, i maskuar si shqetësim.
Dhe i juaji është më i keqi nga të gjithë: një shtet terrorist sipas vetë përkufizimit.”
Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parrullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë!
Bashkëngjitur edhe replika ime për ajatollahët, edhe në emrin e atyre… https://t.co/v35elkH66Z
— Edi Rama (@ediramaal) June 10, 2026
Top Channel