Inside Story/ Përgjimet ekskluzive, si i kërcënonte Braçellari banorët: O spiun, do të tërheq zvarrë me kalë, do të…
Në zyrat e Drejtorisë së Korçës, deri në orët e vona të mbrëmjes po thurej plani për arrestimin e të shumëkërkuarit Violand Braçellari.
Ky i fundit ishte në kërkim për shkak të dënimit me 10 vite burg, teksa në vitet e arratisë kishte konsumuar disa vepra të tjera të rënda.
Plani operacional merrte shkas nga kallëzimi i bërë nga ana e shtetasit Aleksandër Kola, i cili punonte si çoban për bagëtitë e shtetasit Violand Braçellari. Sipas kallëzimit, ai ishte dhunuar dhe kanosur me qytën e një arme automatike nga Violandi.
Aleksandri i ka thënë Violandit se i duhej të shkonte deri në Durrës, se kishte nënën sëmurë dhe se nuk donte asnjë lek, pasi do të kthehej sërish, por vetëm i ka kërkuar ndonjë lek për rrugën. Violandi ka filluar të shajë nga robtë e shtëpisë dhe Aleksandri e ka sharë, ndërsa Violandi ka filluar që ta qëllonte me grushte dhe armën gjatë gjithë kohës e mbante me vete. Violandi i ka drejtuar kallashin disa herë, por vinte nëna e vet dhe hynte në mes.
Ky denoncim ka qenë shkëndija që ka mobilizuar Drejtorinë e Policisë së Korçës për të nisur aksionin për të kapur personin në kërkim. Megjithatë, në stanin e familjes Braçellari në fshatin Bode, ka një tjetër version. Prindërit e Violandit, Luani dhe Berdania, e konsiderojnë problematik bariun.
Top Channel