Azilkërkuesi nga Sudani tentoi të ekzekutonte 40-vjeçarin britanik, “shpërthejnë” protestat në Belfast

10/06/2026 11:25

Një sulm me thikë në Belfast, në të cilin një 40-vjeçar i bardhë u plagos rëndë nga një azilkërkues nga Sudani, ka shkaktuar protesta dhe trazira në Irlandën e Veriut dhe në pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar.

Një video e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, e cila tregoi momenti kur sudanezi qëllonte vazhdimisht në qafë dhe në kokë viktimën që ndodhej tashmë në tokë, bëri xhiron e rrjetit e u kthye në shkëndijën e indinjatës popullore. Kalimtarët ndërhynë dhe e ndaluan agresorin deri në mbërritjen e policisë.

Raportet në media tregojnë se azilkërkuesi sudanez është akuzuar për tentativë vrasjeje. Por vënia në lëvizje e mekanizmit të drejtësisë, nuk ndaloi protestat anti-emigracion, që u shoqëruan me përplasje me forcat e rendit, automjete të djegura, bllokim trafiku dhe sulme ndaj ndërtesave ku strehohen emigrantë.

Kryeministri britanik Keir Starmer i dënoi ngjarjet si “të neveritshme” dhe tha se nuk do të tolerohet dhuna. Ndërkohë, opozita nuk e kurseu qeverinë, por e akuzoi se vepron vetëm me fjalë.

Nigel Farage kërkoi të bëhet menjëherë publik identiteti i autorit. Shefi i policisë së Irlandës së Veriut, Jon Boutcher, bëri të ditur se i dyshuari kishte udhëtuar përmes Somalisë drejt Francës në vitin 2023, më pas në Dublin dhe në Belfast, ku kishte kërkuar azil dhe kishte marrë një vizë pesëvjeçare.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të mos lejojnë që urrejtja dhe dhuna të përshkallëzohen. Por trazirat janë përhapur ndërkohë edhe në qytete të tjera si Glasgoë, Edinburgh dhe Southampton.

Ngjarja e rëndë vjen pas vdekjes së një studenti 18 vjeçar, i cili ishte qëlluar pesë herë më thikë nga një Indian. Ky i fundit gënjeu policinë, me pretendimin se kishte qenë pre e një sulmi me sfond racist, dhe efektivët kishin prangosur viktimën e tij të plagosur, i cili më pas ndërroi jetë.

Ngjarja vjen gjithashtu pas protestave të përsëritura lidhur me emigracionin, me partitë populiste pretendojnë se politika britanike e azilit ka lejuar hyrjen në vend të personave të rrezikshëm.

Top Channel