Tjetër aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin, plagoset një person
09/06/2026 13:10
Një tjetër aksident rrugor është shënuar në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë për të kryer veprimet procedurale dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar lehtë drejtuesi i motorit, i cili ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Top Channel