Protesta në rrethe kundër projektit në Zvërnec, numër i pakët protestuesish në Elbasan dhe Gjirokastër

09/06/2026 20:15

Protestat kundër projektit në Zvërnec janë zhvillua edhe në rrethe, por me pjesëmarrje të ulët.

Në Elbasan, grumbullimi i paralajmëruar rezultoi me një pjesëmarrje shumë të ulët. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyky, në protestë morën pjesë jo më shumë se 20 persona.

Ndërkohë, në Gjirokastër u zhvillua dita e tretë e protestës kundër projektit në Zvërnec.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, edhe aty pjesëmarrja ishte e pakët, një situatë e ngjashme me dy ditët e mëparshme, kur numri i protestuesve ishte i ulët.

Top Channel