“Marrëveshja me Iranin do finalizohet brenda 2-3 ditësh”/ Trump: Jemi në fazat përfundimtare

09/06/2026 08:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit për t’i dhënë fund konfliktit në Gjirin Persik kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe se një marrëveshje mund të arrihet shumë shpejt.

Duke folur para gazetarëve pas ndjekjes së një ndeshjeje të finales së NBA-së në Nju Jork, Trump u shpreh optimist për ecurinë e bisedimeve diplomatike.

“Jemi në fazat përfundimtare të asaj që do të jetë një marrëveshje shumë e mirë”, deklaroi presidenti amerikan. Ai shtoi se marrëveshja mund të finalizohet brenda “dy ose tre ditësh”.

Sipas presidentit amerikan, negociatat për paqen po vazhdojnë dhe palët janë afër një kompromisi.

Gjatë ditëve të fundit, Trump ka pohuar disa herë se SHBA-ja dhe Irani janë pranë një marrëveshjeje, ndërsa ka theksuar se objektivi kryesor mbetet garantimi që Teherani të mos zhvillojë armë bërthamore dhe rikthimi i stabilitetit në rajon.

Megjithatë, zyrtarë iranianë kanë treguar më shumë kujdes në deklaratat e tyre publike, duke theksuar se ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare dhe se disa çështje mbeten të hapura për diskutim.

Top Channel