Punime në sistemin energjetik, autoritetet njoftojnë ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë në Durrës ditën e nesërme
Forcat RENEA dhe Policia e Tiranës po kërkojnë në zonën e Bovillës, Sadik Lanajn, vrasësin e 27-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan një ditë më parë, por nuk kanë mundur dot ta lokalizojnë apo vënë në pranga.
Pas kontrolleve në zonën e Bovillës, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale makinën e autorit të përdorur në vrasje, por asnjë gjurmë të armës së krimit. Ç’ka nënkupton se autori lëviz i armatosur.
Në vendngjarje policia gjeti 11 gëzhoja si dhe grumbulloi gjithë provat materiale. Me vlerë për hetimin janë edhe dëshmitë e shokëve të viktimës të cilët ishin me të në momentin e vrasjes.

Autori i dyshuar i krimit
Nga dëshmitë e tyre del se autori është afruar me makinë drejt rrugës ku po ecte 27-vjeçari dhe ka hapur zjarr nga makina në lëvizje. Më pas ai i ka ndjekur të rinjtë në këmbë po duke qëlluar.
Ata kanë treguar se autori dhe viktima janë zënë me fjalë rreth një viti më parë, por ky motiv nuk e ka bindur policinë. Ata dyshojnë se mes tyre mund të ketë patur konflikte që burojnë nga aktiviteti i paligjshëm.
Top Channel