Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, presidenti Bajram Begaj uron Albin Kurtin për fitoren: Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

08/06/2026 10:51

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për rezultatin e arritur në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Në mesazhin e tij, Begaj përgëzoi gjithashtu qytetarët e Kosovës për, sipas tij, pjekurinë e treguar gjatë një procesi zgjedhor të rregullt, të qetë dhe demokratik, që dëshmoi forcën e institucioneve dhe kulturës demokratike të shtetit të Kosovës.

Begaj theksoi rëndësinë e angazhimit të të gjitha forcave politike me përgjegjësi dhe frymë bashkëpunimi për të garantuar dialogun dhe kompromisin institucional, në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit të mëtejshëm të vendit.

Postimi i Begajt:

Urime Albin Kurti për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës! Përgëzoj qytetarët e Kosovës për pjekurinë e treguar në një proces zgjedhor të rregullt, të qetë dhe demokratik, që dëshmoi edhe një herë forcën e institucioneve dhe të kulturës demokratike të shtetit të Kosovës. Në këtë fazë, është me rëndësi që të gjitha forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive për të garantuar dialogun dhe kompromisin institucional, në funksion të stabilitetit, zhvillimit të mëtejshëm të vendit dhe përmbushjes së aspiratave të qytetarëve të Kosovës. Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit të saj euroatlantik dhe europian.

Top Channel