Video/ Skena kaotike në aeroportin e Delhit, stuhia dëmton tre avionë. Punonjësit vrapojnë për të shmangur tragjedinë

08/06/2026 17:48

Momente paniku janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar Indira Gandhi në Delhi të Indisë, kur një stuhi e papritur zhvendosi pajisje tokësore dhe i përplasi ato me avionë të parkuar, duke shkaktuar dëme në tre prej tyre.

Pamjet e publikuara tregojnë punonjësit e aeroportit duke vrapuar pas pajisjeve të rrëmbyera nga erërat e forta, në përpjekje për t’i ndalur dhe për të shmangur dëme të mëtejshme.

Sipas zyrtarëve të aeroportit, pajisjet e prekura, mes tyre një shkallë lëvizëse dhe mjete të përdorura nga ekipet e trajtimit në tokë dhe të mirëmbajtjes së kompanive Air India dhe IndiGo, u zhvendosën nga pozicionet e tyre për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe goditën avionët e parkuar.

Autoriteti që administron aeroportin, DIAL, bëri të ditur se tre avionët Airbus A320 të Air India të përfshirë në incident u nxorën menjëherë jashtë operimit për t’iu nënshtruar inspektimeve teknike dhe riparimeve të nevojshme.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po vlerësojnë shkallën e dëmeve të shkaktuara nga stuhia.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Straits Times (@straits_times)

Top Channel