Reshje intensive në Maliq/ Masa dheu dhe gurësh shkëputen nga mali, bllokohet një pjesë e aksit Moglicë-Gramsh
08/06/2026 17:11
Reshjet intensive të shiut të pasdites të kësaj të hëne kanë sjellë një situatë shqetësuese në aksin e Moglicë-Gramsh në Maliq.
Si pasojë e motit të keq masa të mëdha dheu e gurësh janë shkëputur nga shpatet anësore të malit, duke bllokuar një pjesë të rrugës dhe duke bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule, aktualisht puna po zhvillohet vetëm në njërin krah të rrugës pasi ndërhyrja e plotë mbetet e vështirë për shkak të prurjeve të vazhdueshme.
Autoritetet dhe grupet e punës po monitorojnë situatën në vazhdim.
Top Channel