Qershori ‘mbyt’ me shi Bulqizën, 30 minuta reeshje intensive shkaktojnë probleme në qytet

08/06/2026 16:41

Vetëm 30 minuta reshje intensive shiu kanë mjaftuar për të krijuar probleme në qytetin e Bulqizës.

Uji ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugët nacionale dhe rurale, ndërsa qytetarët janë përballur me vështirësi në lëvizje në rrugë dhe në pedonalen e qytetit.

Siç shihet edhe nga pamjet, reshjet kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të pedonales, situatë e favorizuar edhe nga bllokimi i pusetave, të cilat nuk kanë përballuar prurjet e mëdha të ujit, raporton korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj.

Reshjet mund të kenë sjellë probleme edhe në sektorin e bujqësisë, por deri në këto momente nuk ka raportime zyrtare për dëme në kulturat bujqësore apo në sipërfaqet e mbjella.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën, ndërsa deri tani nuk raportohen dëme të konsiderueshme materiale apo incidente.

Top Channel