Djali 7-vjeçar sulmohet për vdekje nga majmuni në Tajlandë, kafsha ishte strehuar nga gjyshi i tij vite më parë

08/06/2026 17:36

Një djalë 7-vjeçar humbi jetën në një ngjarje tragjike në Tajlandë, pasi u sulmua nga majmuni që mbahej nga familja e tij.

Fëmija po luante jashtë shtëpisë së tij kur u sulmua nga majmuni. Sipas raportimeve, majmuni e kafshoi dhe e rrëzoi përtokë, ndërsa fëmija u përpoq të shpëtonte duke bërtitur për ndihmë.

Fqinjët, të alarmuar nga britmat, vrapuan drejt vendit të ngjarjes dhe e gjetën 7-vjeçarin të plagosur rëndë. Majmuni ishte ende i lidhur në një shkop bambuje, por me një litar mjaftueshëm të gjatë për t’i lejuar lëvizje të konsiderueshme.

Nëna e viktimës tha se dhëmbët e majmunit i kishin shkaktuar dëmtime të rënda, duke i shpuar mushkëritë.

Banorët e zonës thanë se kafsha ishte e njohur për sjelljen agresive dhe sipas tyre, majmuni kishte sulmuar edhe më parë një mace endacake që ishte afruar pranë vendit ku mbahej i lidhur.

Pak kohë pas incidentit, policia e lokalizoi majmunin në një pemë pranë zonës, por agresiviteti i tij e bëri të pamundur kapjen e menjëhershme.

Sipas gjyshit të fëmijës, ai e kishte gjetur dhe shpëtuar majmunin në vitin 2022, pasi ishte braktisur në anë të rrugës pa nënën e tij.

Top Channel