Më shumë se 280 mijë vota, Lëvizja Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka shprehur mbështetje dhe vlerësim për studentët e Universitetit “Nënë Tereza”, të cilët së fundmi u bënë të njohur për protestat në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës.
Në një postim në rrjetet sociale, Meidani publikoi foto nga një aktivitet i zhvilluar në Tiranë, ku morën pjesë 217 studentë të universitetit, në praninë edhe të ministrit Blendi Gonxhja.
Ai e cilësoi takimin si një dëshmi se e ardhmja e rajonit është në duar të sigurta, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes për të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
“E diel e bukur në Tiranë me Besarin, 217 studentë të Universitetit ‘Nënë Tereza’ të Shkupit dhe mikpritësin e palodhur, Blendi Gonxhja. 217 arsye për të besuar se e ardhmja e rajonit tonë tashmë është në duar të mira”, shkroi Meidani në postimin e tij.
Në një tjetër reagim, ambasadori publikoi edhe foto nga ceremonia e diplomimit të aktivistit studentor Mevlan Ademi, një nga figurat e angazhuara në protestat studentore për gjuhën shqipe, duke e cilësuar brezin e ri si një “brez të formuar dhe krenari për të ardhmen”.
Top Channel